E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero nuk transferohet tek Interi

Agjenti i Sergio Agueros, Jose Segui, ka thënë se një kalim i Kun Agueros tek Interi gjatë kësaj vere vështirë se mund të ndodhë, edhe pse vetë sulmuesi është shprehur i lëkundur nga interesi i kampionit të Italisë.
"Për momentin nuk kam informata për interesimin e Interit. Nuk kam pasur asnjë takim zyrtar me drejtuesit e Atleticos. Ne do t'i vlerësojmë gjërat në fund të sezonit. Tani ekipi është i zënë dhe para afatit kalimtar veror nuk do të ketë ndryshime", deklaroi agjenti i Agueros. Interi ka një kohë të gjatë që interesohet për argjentinasin në mënyrë që të përforcojë radhët pasi sipas të gjitha gjasave Balotelli do të largohet nga skuadra zikaltër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›