Vlerat e vërteta dhe jo antivlera për orthodhoksinë
>Nga Isidor KOTI
Po udhëtoja në menynë e kanaleve tona televizive këto ditë dhe pashë me interes të veçantë një kronikë speciale në një televizion kombëtar rreth raporteve fetare dhe rritjes së numrit të sekteve në vend. Tema ishte e gjetur dhe tërheqëse, porse nuk mund të mos binte në sy mungesa e transparencës dhe balanca e pjesëmarrësve në pyetjet e gazetares. Komuniteti mysliman dhe katolik ishin të pranishëm me përfaqësuesit e vet publik ose jo publik, në një kronikë speciale që shkonte gati 10 minuta. Ndërkohë, çuditërisht mungonte zëri i përfaqësuesve të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, që përbën komunitetin e dytë në vend përsa i përket numrit të popullsisë nga pikëpamja fetare. Gazetarja ndoshta e kishte lënë pa dashje mënjanë këtë mësim të rëndësishëm të etikës së gazetarit, hapësirën e drejtë për të gjithë aktorët fetarë, sepse nga dikush mund të kishte mësuar që Kisha Orthodokse në Shqipëri është gjoja greke dhe nuk përfaqëson interesat më sublime të shqiptarëve. Prandaj le ta lëmë jashtë! Fatkeqësisht, për të bërë një intermexo, me këtë përrallë janë mësuar një pjesë e mirë e brezave të pas viteve 90-të dhe disa gazetarë ose më mirë disa mjete mediatike me politika editoriale anti-orthodhokse, kanë qenë më të ndjeshmit ndaj kësaj dukurie, duke krijuar imazhe të gabuara tek publiku në identifikimin e një institucioni. Por në thelb të historisë që kam marrë në shqyrtim, problemi më serioz nuk qëndronte këtu. Një prej të intervistuarve të kësaj speciale, i titruar në ekran si politolog me emër e mbiemër shumë të kuptueshëm mysliman, foli aq ashpër ndaj Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe sidomos ndaj ndërtimit të katedrales së re në qendër të Kryeqytetit, saqë hodhi edhe dyshimin se ajo është një vepër e klaneve greke dhe në të ardhmen ekzistojnë gjasat që të jetë një mjet i përdorur nga politika e jashtme e shtetit fqinj për të invaduar Shqipërinë. Ky ishte kulmi i acarimit të nervave dhe i mungesës së etikës në një mjet publik. Kur bisedova të nesërmen me disa intelektualë dhe besimtarë orthodhoksë, kuptova që të gjithëve u kishte lënë një shije të hidhur kjo speciale. Por për ta nuk ishte hera e parë, thjesht një përndjekje e vazhdueshme dhe historike e orthodhoksisë në këto vite të shkëlqimit kuptimplotë të Kishës dhe besnikëve të vërtetë të saj. Në të vërtetë, ishte një deklaratë e rëndomtë dhe joserioze, që në një televizion kombëtar nuk shpreh aspak vizionin e një Shqipërie me njerëz që shfaqen gjoja të civilizuar dhe largpamës si dhe integritet të konsoliduar. Për të qenë realist, ajo që u dëgjua publikisht është diçka e thashethemuar nëpër rrethe të ngushta prototipash, të cilët e gjejnë median si arenë idesh personale dhe përpiqen të nxjerrin në pah moralin e përrallave që fantazojnë çdo ditë nëpër kafene. Duke e përdhosur me paturpësi ndërgjegjen publike të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilët e shikojnë Kishën si shtëpinë e Zotit dhe shkojnë për ta adhuruar Atë, zemërligjtë harrojnë se janë pikërisht këta njerëz që identifikohen me pastërtinë e besimit orthodoks. Për më tepër, ata janë duke u transmetuar hije dyshimi personave që dinë pak nga e vërteta e Kishës dhe kreut të saj dhe i marrin tezat mediokre të mirëqena. Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë është jo vetëm e besimtarëve orthodhoksë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, por e mbarë shqiptarëve pa dallim feje. Është një pasuri shpirtërore, kombëtare, historike dhe për më tepër imazhi më i plotë i rimëkëmbjes së vlerave më të larta në shoqërinë shqiptare. Është Kishë Apostolike dhe jo e parcelizuar, siç përpiqen ta identifikojnë keqdashësit, nuk ka karakter nacionalist dhe nuk përdor interesa politike, por ka vetëm një armë: Ungjillin, të cilin përpiqet ta përhapë me dashuri në mbarë njerëzimit. A ka parime më të larta dhe moral më të pastër se besimi i krishterë që kultivon dashurinë, drejtësinë, paqen dhe mbi të gjitha i jep shoqërisë njerëzore të vërtetën dhe i tregon rrugën e jetës së përjetshme? Edhe Katedralja e re që po ngrihet në mes të Tiranës ka pikërisht këtë funksion, të jetë pikë referimi për të krishterët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi. Është qershia mbi tortë e të gjitha veprave madhështore të Kishës Orthodhokse Autoqefalë të Shqipërisë dhe në veçanti të Kryepeshkopit Anastas, i cili është përfaqësues i Zotit dhe jo i interesave meskine që shohin në ëndrra keqdashësit e orthodoksisë.