E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha paralajmëron Fullanin të ketë kujdes me normën e interesit

>Kryeministri Berisha ka reaguar diten djeshme  në Forumin ekonomik të Davos, në lidhje me uljen e normës së interesit me 05.% nga Banka e Shqipërisë. Sipas tij edhe pse Shqipëria nuk është prekur akoma nga kriza ekonomike botërore , duhet të tregohemi të  kujdesshëm, pasi kjo  lëvizje agresive mund të çojë në uljen e nivelit të depozitave, ka thënë kryeministri Berisha për agjencinë e lajmeve Reuters. I pyetur për mundësi të tjera të uljes së normës së interesit, kryeministri Berisha  tha per  Reuters se duhet të monitorojë zhvillimin ekonomik duke bwrw kujdes me uljet e përqindjeve tw normës sw interesit. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi njëkohësisht duhet të ruajmë kursimet,- ka thwnw Berisha,- por, aktualisht Shqipëria nuk është e prekur nga kriza. Mw tej Kryeministri në Forumin Ekonomik të Davos, ka thwnw se:  Sistemi bankar në Shqipëri është me likuidet të plotë, pasi nuk ka dhënë kredi më shumë se 50-60 % të depozitës. Deklarata e Kryeministrit u bë pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Suedez Fredrik Reinfeldt gjatë Forumit të Ekonomisë Botërore që po zhvillohet në Davos. Gjatë këtij takimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters- mësohet se kryeministri Sali Berisha i kishte kërkuar Suedisë më shumë investime për Shqipërinë, një ndër vendet më të varfra të Europës. Në fillim të kësaj jave Banka e Shqipërisë uli normën e interesit me 0.5 % duke e çuar normën bazë të interesit të kredive do të jetë 5.75, si masë për të nxitur ekonominë pasi norma 6.25 % qëndroi e palëvizshme për gjithë 2008. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi më 28 janar 2009 vendimin e Bankës së Shqipërisë për të ulur normën e interesit me 0.5 %. Duke mbrojtur vendimin e BSH, Fullani deklaroi se masa është e duhura dhe do të japë stimulin përkatës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit gjithashtu ai dha garanci se BSH do të tregohet e kujdesshme për të patur nën kontroll edhe masën e inflacionit. Kryeministri Berisha, pak ditë më parë, është shprehur gjithashtu për disa media disa media ndërkombëtare në Davos, në lidhje me reagimin që ka pasur e do të ketë ekonomia shqiptare kundrejt krizës ekonomike botërore, duke thwnw se: Shqipëria do të ketë ndikim të vogël të kësaj krize sepse është ndër vendet e pakta që vazhdon të ketë rritje ekonomike, si dhe për politikat që duhet të ndërmarrin ekonomitë botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›