E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, regjistër elektronik për territorin

 

SHKODER – Bashkia e Shkodrës do të hedhë online të dhënat e terrenit, në bazë të të cilave do të planifikohen dhe lejet e ndërtimit. Kjo pritet të realizohet pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë së Shkodrës dhe Programit Prag të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MÇA2), për mbështetjen e reformës në fushën e planifikimit të territorit. Projekti parashikon përdorimin e zgjidhjeve të fjalës së fundit të teknologjisë së informacionit i financuar nga USAID. “Një nga risitë e këtij ligji është ngritja e një regjistri elektronik të planifikimit të territorit, i cili do të regjistrojë çdo ndërtim apo zhvillim në Bashki. Ky regjistër elektronik do të përfshijë një portal me informacione mbi rregullat për planifikimin e territorit dhe procedurat për dhënien e lejeve të ndërtimit, si dhe do të shërbejë si një mekanizëm për ndjekjen dhe inspektimin e këtyre lejeve.                                r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›