E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rritet sipërfaqja e përmbytur


Rritet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Sot paradite llogariten 1 400 ha tokë bujqësore e përmbytur ndërsa zonat me të prekura janë komunat Obot, Ashtë e Bërdicë.
Në harkun e Bërdicës niveli i ujit është rritur. Toka të përmbytura ka edhe në komunën e Dajçit.
Dje Ministria e Brendshme konfirmoi zyrtarisht se situata në Shkodër po rëndohet dhe se po merren masat për evakuimin e banesave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›