E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, rrugët ende të bllokuara nga dëbora

Për shkak të dëborës së rënë në Qarkun Shkodër, vazhdojnë të jenë të bllokuara rruget rurale, në Malësinë e Madhe, Tamare-Vermosh, Bogë-Thethe, Prekal-Mali i Shoshit, ndërsa në rrethin e Pukës, Puke-Qelëz dhe Kryezi-Iballë. Rruget nacionale në Qark, Mjede-Pukë-Fushë Arës-Qafë Mali-Kukës, Mjede-Koman, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Gjolulit-Velipojë dhe Ura e Bunës-Moriçan, janë të kalueshme, por për shkak të dëborës së grirë, lëvizja e mjeteve duhet bërë vetëm me zinxhirë. Në zonat problematike, po vazhdon puna me mjetet borë pastruese dhe hedhja e skorjeve.Sipas zyrës së emergjencave në qarkun Shkodër janë marrë masa për kontrollin rrugorë dhe efektivat janë të pranishëm në të gjitha akset rrugore, duke bërë të mundur lehtësimin e qarkullimit dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve për marrjen e masave, për shmangjen e aksidenteve. Po sipas kësaj zyre gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident automobilistik si dhe s'ka pasur persona të dëmtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›