E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet e Titanikut, nën mbrojtjen e UNESCO-s

Mbetjet e Titanikut këtë muaj do të merret nën mbrojtjen e UNESKO-s, pasi kanë qëndruar në fund të Oqeanit Atlantik, për më tepër se 100 vjet.

Mbetjet, e zbuluara në vitin 1985, qëndrojnë në ujërat ndërkombëtare dhe nuk i nënshtrohen mbrojtjes së asnjë shteti.

Por, pas një shekulli, mbetjet e anijes së fundosur i takojnë juridiksionit të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore nga viti 2009.

Anija britanike e udhëtarëve, Titanik, u godit nga një ajsberg gjatë udhëtimit të saj të parë dhe është fundosur në thellësinë prej 4 mijë metrash më 14 prill të vitit 1912. Kjo mbetet njëra nga katastrofat më të mëdha të anijeve në kohën e paqes në histori.

100 vjetori i kësaj ngjarje tragjike po shënohet me zhvillime kulturore dhe historike në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›