Mesazhe pozitive nga takimi i Eurogrup ne Qipro
Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës të mbledhur në Qipro ka përcjellë mesazhe optimiste. Pavarësisht vështirësive të rrethanave në eurozonë po vërehen rregullime dhe ka sinjale të mira. Kështu ka deklaruar presidenti i Eurogrupit Jean Claude Juncker.
"Ne konstatojmë se pavarësisht nga këto rrethana të vështira ekonomike rregullimi është duke u zhvilluar në të gjitha shtetet anëtare të zonës euro, dhe kjo është një shenjë e mirë për rritjen e ardhshme. Ne konsiderojmë orientimin tonë aktual të politikës ekonomike të përshtatshëm dhe të rritjes modeste si një pasojë logjike por të përkohshme si një nevojë e tregjeve financiare"-theksoi kreu i Eurogrup.
Brenda muajit tetor do të bëhet operativ mekanizmi europian i shpëtimit të shteteve ku do te derdhen 32 miliardë euro në kapitalin e fondit dhe takimi i parë do të mbahet më 8 tetor. Në këtë datë Eurogrupi do të diskutojë raportin e trojkës mbi Greqinë por vendimi nuk do të merret më parë se gjysma e dytë e muajit. Ndërkohë që pritet brenda fundit të shtatorit paraqitja e një plani të refromave nga ana e Spanjës si dhe masat e marra nëse do të jetë e nevojshme.
Sipas kreut të FMN Christine Lagarde së fundmi janë bërë hapa të rëndësishme për Eurozonën. Ajo ka vlerësuar vendimin e BQE për blerjen e bonove sovrane në tregjet kombëtare. Gjithashtu Lagarde ka ka thënë se Greqisë i duhet dhënë më shumë kohë për realizimin e objektivave.
“Duket mjaft e qartë se Greqia ka bërë tashmë përpjekje të mëdha, por duhet të vazhdojë kështu kur është fjala për arritjen e qëndrueshmërisë së borxhit që është ende shumë i lartë. Pra, ka mënyra të ndryshme për të rregulluar. Koha është ajo që duhet të konsiderohet si më e mundshmja"-u shpreh Lagarde.
Pozitive kanë qenë edhe komentet e komisionerit për cështjet monetarë në BE Olli Rehn. Ai e ka quajtur javën që po mbyllet mjaft pozitive për Europën, me sinjale inkurajuese të stabilizimit sic është vendimi i BQE. Sipas tij edhe Italia e Spanja kanë vijuar me veprime konkrete.
“Programi i sektorit financiar i ristrukturimit dhe rikapitalizimit të bankave është plotësisht në rrugën e duhur. Unë pres që deri në fund të shtatorit, deri në fund të këtij muaji, ne do të kemi rezultatet e stres-testit bankar të cilat më tej do të sigurojnë një këndvështrim të saktë të nevojave të kapitalit të bankave”-u shpreh Rehn.
Më i kujdesshëm në deklarata është treguar presidenti i BQE Mario Draghi i cili ka afirmuar se falë vendimeve të javëve të fundit është nisur një fazë normale e punës por ka paralajmëruar se rruga është ende e gjatë .
“Shumë gjëra duket se kanë shkuar në vendin e duhur së fundmi, sic është përparimi në qeverisjen e zonës euro, përparim i rëndësishëm në nivel kombëtar në ndjekjen e politikave të drejta ekonomike në të gjitha vendet e eurozonës, tani ju keni një mekanizëm plotësisht efektiv që është menduar për të hequr rrezikun në eurozonë”-theksoi Draghi.
Gjithashtu në takimin e Qipros krerët kombëtarë të financave të Eurozonës kanë vlerësuar hapat e rëndësishëm të ndërmarra së fundmi nga Irlanda dhe Portugalia.