Shkodër, sekuestrohet arsenal municionesh

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali municionesh ndërsa ka nisur kërkimet për kapjen e poseduesit të tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë një kontrolli në banesën e 60-vjeçarit Avni Kullolli në lagjen “Ahmet Haxhija” u gjetën 15250 fishekë armënsh gjahu, 2 fuçi me barot nga 20 kg secila, 31500 kapsolla, dhe 3 makineri për mbyshje fishekësh.
Ndërkohë policia ka nisur procedim penal për 60-vjeçarin Avni Kullolli për veprimtari të paligjshme.