Shkodër, shkrumbohet makina

Aksidenti / foto arkiv
Kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre pranë qendrës së qytetit të Shkodrës por automjeti është përfshirë nga flakët dhe si pasojë brenda pak minutash është djegur e gjithë makina. Fatmirësisht nuk ka patur të dëmtuar pavarësisht se brenda automjetit tip Golf me targa SH 13 68 E, ndodheshin 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në Parrucë kur automjeti ka qenë duke lëvizur dhe papritur është përfshirë nga flakët.
Në vend kanë shkuar menjëherë shërbimet e zjarrfikësve dhe te policisë të cilat kanë konstatuar se është djegur plotësisht automjeti tip Golf 3 me targa SH 13 68. Me të mbërritur në vendngjarje forcat e policisë kanë evakuuar kalimtaret e rastësishëm si dhe automjetet nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm pasi brenda automjetit ka qenë edhe një bombol gazi dhe forcat e zjarrfikësve përveç flakëve kanë konstatuar edhe rrjedhje gazi.
Ndërhyrja ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur dhe sipas informacioneve nga bëhet e ditur se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike e krijuar në sistemin e mjetit. /A.Dushi/