Ceka kundër presidentit konsensual

Neritan Ceka
Neritan Ceka kandidati për president i propozuar nga PAD, është kundër zgjedhjes së një presidenti konsensual.
Sipas tij, Kushtetuta e përcakton qartë zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe presionet e opozitës janë të pavend.
Mendoj që presidenti konsensual në kushtet e tanishme është pothuajse i pamundur. Të jemi realistë që është një president i cili duhet të dalë nga Kushtetuta dhe nuk ka asnjë arsye që mund të imponojë një zgjidhje tjetër. Nuk mund të improvizohen situata që për shkak të presioneve të opozitës të kalohet në shkeljen e Kushtetutës, deklaroi Ceka.
Pavarësisht ambicies dhe kritereve që vetë Ceka thotë se i plotëson për të qenë qytetari i parë i këtij vendi, duhen siguruar 23 firma, e pamundur sipas tij, pa mbështetjen e Partisë Demokratike.
Ceka thotë se mundësia për tu zgjedhur Fatos Nano president është gati e pamundur. /E.L/