Shkoder shperthen bombula e gazit plagoset 73 vjecari
Si shkak i një zjarri të rënë në një banesë në katin e parë në lagjen “Xhabije” të Shkodrës ka mbetur i plagosur nga flakët 73 vjeçari Qazim Avdiu. Mësohet se 73 vjeçari ka qenë i vetëm në shtëpi, kur në tentativë për të përgatitur një kafe për veten ka shpërthyer bombula e gazit dhe për pasojë janë shkaktuar edhe flakët e zjarrit. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Shkodrës të cilët kanë bërë edhe lokalizimin e zjarrit, nxjerrjen e viktimës dhe transportin për në spitalin e Shkodrës. Dëmët e shkaktuara nga flakët ndaj 73 vjeçarit mësohet të jenë të rënda dhe ai po mbahet nën kontrollin e mjekëve të spitalit të Shkodrës. Rastet e zjarreve si nga pakujdesia apo edhe nga shkëndija elektrike janë të shpeshta në qytetin e Shkodrës ku gjatë vitit të kaluar si shkak edhe i instalimeve të dobëta, janë djegur disa shtëpi banimi të vjetra, ndër të cilat edhe konvikti i Medresesë.