Kapshtice ne 24 ore kaluan kufirin 10 mije persona
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar dhe fluksi më i lartë i daljeve nga territori shqiptar nëpërmjet pikës doganore të Kapshticës. Kanë qene 10 mijë persona të cilët kanë udhëtuar dje drejt Greqisë me rreth 3 mijë mjete. Gjatë të dielës pika doganore e Kapshticës ka patur radhë të gjatë mjetesh të emigrantëve, kjo për shkak jo vetëm të fluksit tepër të madh, por për shkak të ritmeve të ulëta me të cilët ka përpunuar të dhënat pala greke. Pas insistimit të drejtuesve të policisëe shqiptare, dogana greke hapi 7 sportele në hyrje, çfarë bëri që në orët e mbrëmjes të kalonin gjithëe emigrantët që kishin mbetur në tokën shqiptare dhe situata të normalizohej. Dita e djeshme ka shënuar edhe fundin e pushimeve të festave të fundvitit