Shkodër, shtëpi “Mimoza” për njerëzit me probleme të shëndetit mendor
SHKODER- Janë afro 43 persona të cilët më parë kanë qëndruar rezident në Psikiatrikun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe tashmë do të kenë një vendqëndrim të ri me një personel në dispozicion.
Ministri i shëndetësisë , Petrit Vasili ka inaguruar 3 shtëpitë Mimoza të hapura përpara pak muajsh në qytetin e Shkodrës. Investimi për ndërtimin e 3 shtëpive Mimoza kap shifrën e afro 50 milionë lekëve.
“Shkojmë nga një kujdes i vjetëruar që u mban të sëmurët nëpër spitale në qendra të tilla të cilat bëjnë të mundur të integrohen dhe njëkohësisht të kenë mundësi të socializohen. Trajtimi i zgjatur nëpër spitale ka rezultuar sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një strategji jo normale. është një investim shumë i rëndësishëm, në rrugën e duhur dhe plotëson atë kuadër reformash për shëndetin mendor që kemi filluar dhe po e ndjekim me konseguencë” theksoi Vasili.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, këta persona kanë disa muaj që trajtohen nga psikologë në mënyrë që të jenë gati për formën e re në të cilën do të jetojnë në shtëpitë e reja.
(e.n/News24/BalkanWeb)