E Diel, 1 Nëntor 2026

Eshton në Serbi: Kosova ka prespektivë europiane

BEOGRAD – Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Ketrin Eshton ka përshëndetur sot në Beograd dorëzimin e kërkesës së Serbisë për anëtarësim në BE dhe ka vlerësuar se kjo paraqet përcaktim të këtij vendi për integrime evropiane.

Në një bisedë që e zhvilloi me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, Ashton i bëri një vështrim edhe çështjes së Kosovës. Ajo theksoi se dallimet që ekzistojnë rreth Kosovës nuk duhet të ngadalësojnë zgjidhjen e problemeve vijuese.

"Kosova duhet të jetë partner në bashkëpunimin rajonal", tha ajo, dhe shtoi se pavarësisht nga qëndrimet e ndryshme të vendeve anëtare lidhur me pavarësinë e saj, Bashkimi Evropian si tërësi e shikon Kosovën si një vend me perspektivë evropiane, transmeton portali i të përditshmes “Blic”.
Baronesha angleze ka biseduar të enjten edhe me presidentin seb Boris Tadiq, dhe kryeministrin Mirko Cvetkovic.
(m.a/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›