Shtyhet me 2 ditë greva e doganierëve grekë
KORCE- Shtyhet me dy ditë të tjera greva e doganierëve grekë në pikat Kapshticë dhe Kakavijë. Vetëm tre ditë më parë, në të dyja doganat u krijua fluks i madh automjetesh dhe njerëzish që prisnin në rradhë për të kaluar kufirin grek.
E ndërsa pritej që greva të përfundonte të premten, duket se tashmë ajo do të zgjasë deri ditën e dielë, duke i dhënë mundësinë udhëtarëve që synojnë Greqinë, apo kthimin nga Greqia në Shqipëri ti kryejnë procedurat e kalimit të kufirit vetëm ditën e henë. Greva e doganierëve grekë ka si shkak problemet e punonjësve të doganave greke me pagesat, nisur nga kriza ekonomike që ka përfshirë Greqinë..
(m.a/News24/BalkanWeb)