Shkodër, situata po normalizohet, dëmet e pa llogaritura

Gjatë kësaj të marte, sipërfaqja e tokës së përmbytur është 2050 hektarë.
Kushtet e mira atmosferike me reshje të pakta kanë bërë që situata të shkojë drejt përmirësimit. Megjithatë, edhe autoritetet lokale nga ana tjetër po bëjnë punën e tyre për normalizimin e situatës.
Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, u shpreh sot se krahas angazhimit të strukturave të drejtorive rajonale që vazhdojnë të jenë non stop në shërbim të kësaj situate duke menaxhuar në mënyrën më të mirë kapërcimin e problemeve të përmbytjes, një ndikim pozitiv në përmirësimin e gjendjes në territorin e zonës së Nënshkodrës, si dhe të lagjeve periferike të qytetit, po jep edhe moti i mirë.
Prefekti Cungu shtoi se në përmirësimin e situatës ka dhënë ndikimin e vetë pozitiv edhe puna sistematike që po bëhet në përforcimin e argjinaturave të dëmtuara më parë, si dhe ndërtimin e të tjerave të reja. Ndërkohë, masa po merren edhe në drejtim të groposjes së kafshëve të ngordhura, një rrezik potent për shkaktimin e epidemive. Për këtë arsye, drejtoria Rajonale e Bujqësisë, po dezinfekton zonat ku por groposen kafshët e ngordhura. /S.Lleshi/Start/
2011-01-04 13:20
[