Lushnjë, rrëmbehet kasaforta me 15 milion lekë
LUSHNJE- Fillimisht kanë djegur tre makina dhe më pas, kur familjarët kanë rendur për të shuar zjarrin, grabitesit zjarrvënës me qetësi kanë rrëmbyer kasafortën me 15 milionë lekë. Ngjarja, paksa e rrallë, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në fshatin Çermë të rrethit Lushnje.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 21.30 të ditës së hënë, persona ende të paidentifikuar, i kanë vënë zjarrin dy automjeteve tip "Ford” dhe një mjeti tip “Opel”, pronë e shtetasit Bashkim M.
Familjarët kanë lënë banesën duke shpejtuar për shuarjen e zjarrit, pa menduar se djegia e makinave ishte një veprim mashtrues i zjarrvënësve, pasi objektivi i vërtetë i tyre ishte vjedhja e kasafortës.
”Kur familjarët ishin larguar në drejtim të automjeteve për shuarjen e zjarrit, ata janë futur në banesën dy-kateshe dhe kanë marrë prej aty një kasafortë brënda së cilës ruheshin 15 milion lekë”, bën te ditur policia.
Sipas tyre, autorët e grabitjes, pasi e kanë hapur me mjete të forta kasafortën dhe kanë marrë lekët, e kanë hedhur atë rreth 500 m larg shtëpisë.
(e.n/BalkanWeb)