E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kutitë i përkasin të kaluarës.Rama kërkoi hetim pa fakte

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot se cështja e kutive që opozita u përpoq prej më shumë se viti i gjysëm ti hapte, i përkasin të kaluarës. “Nuk dua të diskutoj më për kutitë, ato tashmë i përkasin së kaluarës”.
Në një konferencë për shtyp mesditen e se martes, gjatë prezantimit të drejtoreshës së AIDA, kreu i qeverisë në interesim të mediave për krizën politike, i bëri thirrje opozitës se eshte koha të shpalosë alternativat e saj për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Berisha theksoi se gjatë gjithë kohës që opozita pretendonte hetim të zgjedhjeve të 28 Qershorit, nuk u paraqit asnjë fakt konkret që të dëshmonte se zgjedhjet nuk ishin të lira e të ndershme. “megjtihë respektin për opozitën, por Rama kërkoi hetim pa fjalën fakt, epo nuk bëhen hetime pa fakte”.

Sipas Berishës, pavarësisht lëshimeve që i bëri mazhoranca, opozita tha ai ka një problem madhor, dhe kjo është logjika e bunkerëve.
“Kjo qeveri, në respekt të palëkundur të opozitës, ka ofruar aq shumë sa janë jo një, por të shumtë miqtë e mi në Europë që më kanë thënë se, këto nuk bëhen kurë. Unë i kam bërë ato në konceptin tim për opozitën. Por opozita ka një problem, logjika bunker e një njeriu që nuk ndan asgjë me normat e këtij sistemi”, ka pohuar Berisha”.

Duke sjellë në vëmendje grevat e opozitës, protestat me qëllim hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit 2009, gjatë vitit të kaluar, kreu i qeverisë theksoi se synimi i vetëm i opozitës ishte pengimi i liberalizimit të vizave.
“Ky njeri, që ditën e zgjedhjeve e quajti historike, kur nuk fitoi doli dhe tha se nuk njoh rezultatin dhe Parlamentin. Më vonë, ky zotëri që bojkotoi Parlamentin, u betua e stërbetua se do të digjte mandatet, por nuk i dogji. Kjo, sepse një grup i vogël brenda PS tha se nuk i djegim mandatet. Dhe nëse ai bëri që të mos digjeshin mandatet, e bëri për interesin e tij dhe jo të vendit”.

Berisha gjithashtu theksoi se Rama duhet t`i jetë mirënjohës një grupi deputetësh të PS-së që nuk pranuan të djegin mandatet.
“Ai e pa që mandatet do t`i merrnin kundërshtarët dhe futi deputetën më Parlament. Këtë e bëri jo për interesat e vendit por për karrigen e tij se do të mbetej G99” theksoi Berisha duke shtuar se Ramën e pengon të ecë para mentaliteti i bllokmenit.

“Nuk e njohëm kërkesën, pasi ne i kërkojmë të shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Por është mentaliteti i bllokmenit. Të gjitha këto i bëri për të penguar vizat, që ishte qëllimi i tij më madhor. Pse nuk i bëri grevat ai menjëherë pas zgjedhjeve? Por edhe po protestove para Kryeministrisë, kryeministër nuk bëhesh kurrë”, ka shtuar Berisha.

Në përfundim të fjalës së tij, Berisha i ka dërguar një apel kryetarit të PS, duke e këshilluar e nuk mund të bëhet kryeministër me protesta dhe me greva.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Kutitë i përkasin të kaluarës.Rama kërkoi hetim pa fakte

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›