E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Kutia e mbyllur baza e pushtetit të vjedhur

TIRANE-Partia Socialiste reagoi ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha, duke theksuar se opozita nuk tërhiqet nga transparenca e zgjedhjeve.
Deputetja Olta Xhaçka, tha nga selia rozë se kutia e mbyllur është baza mbi të cilën qëndron qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha.

“Sali Berisha thotë që kutia i takon vitit të shkuar, por në fakt kutia e mbyllur është baza e pushtetit të tij të vjedhur. Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit. Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore”, theksoi Xhaçka.

Ajo shtoi se Berisha duhet t’i kërkojë falje Ramës për 20-përqindëshin që ua këndoi shqiptarëve 3 muaj paturpësisht me gjithë fuqinë e altoparlantëve të pushtetit të vjedhur.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›