E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnjë, shpërqendrojnë familjarët me zjarr, vjedhin milionat

Fillimisht, grabitësit i kanë vënë zjarrin tre makinave duke i shkrumbuar ato dhe më pas kanë marrë paratë.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të së hënës në banesën e shtetasit Bashkim M. Pasi kanë parë flakët në makina, familjarët kanë renduar për të shuar zjarrin, ndërkohë që hajdutët duke përfituar nga humbja e vëmendjes së banorëve të shtëpisë, kanë grabitur sasinë e parave me gjithë kasafortë.

“Kur familjarët ishin larguar në drejtim të automjeteve për shuarjen e zjarrit, ata janë futur në banesën dykatëshe dhe kanë marrë prej aty një kasafortë brenda së cilës ruheshin 15 milion lekë”, thanë burimet policore.

Pasi e kanë hapur kasafortën me mjete të forta, grabitësit kanë marrë shumën e parave duke u larguar me shpejtësi prej andej. Kasaforta e pa “shpresë” është gjetur 500 metra larg. Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje./Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-04 15:14
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›