Shkodër, tre të plagosur, një i katërt në pranga

Burime zyrtare thanë se është arrestuar shtetasi Edison Marku, 35-vjeç, banues në qytetin e Shkodrës.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas është autor i ngjarjes së ndodhur po mbrëmë rreth orës 22.00, në lagjen “Ndoc Mazi”, ku ka qëlluar me armë zjarri, automatik drejt një lokali privat Euro Loto dhe për pasojë janë dëmtuar, në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasit 1. N. L., 19- vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, M. K., 21 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, si dhe F. N., 20-vjeç, banues në fshatin Bardhaj, rrethi Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore e procedurale të kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Sa më sipër u kryen të gjitha veprimet e duhura procedurale dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, do i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /S.Ll/Start/
2011-10-20 09:33