E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, helmi merr edhe dy jetë

Ngjarjet ndodhën në rajonin e Elbasanit në kohë të ndryshme. Fillimisht, një 62-vjeçar me emrin Musa Gjyla, banues në fshatin Shalës të Elbasanit u dërgua me urgjencë në spital, por pak momente më vonë ndërroi jetë, pasi helmi i llojit fostoksinë i ka përshkruar të gjitha venat e gjakut, duke mos i dhënë mundësi shpëtimi.

Ndërkohë, në spital në gjendje të rëndë ka mbërritur edhe një 67-vjeçar, banues në lagjen “5 Maji” të qytetit. Policia sqaroi se shtetasi Dhimitër Veseli, ka konsumuar helm, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk është bërë e mundur mbajtja e tij në jetë. 

Në të dyja rastet, grupi hetimor u dërgua në vendngjarje, i cili pasi kreu veprimet e para hetimore si dhe nga deklarimet e të afërmve të tyre, konstatuan se këta shtetas kanë konsumuar një sasi helmi të llojit fostoksinë. Nga ana jonë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-20 09:57
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›