E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDU pershendet Rezoluten e OKB-se per Kosoven



Partia per Drejtesi dhe Unitet pershendet miratimin e Rezolutes se Organizates se Kombeve te Bashkuara per Kosoven ku merret qartesisht dhe pa ekuivoke parasysh mendimi keshilledhenes i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Tashme ceshtja e statusit te Kosoves dhe e kufijve te saj eshte nje ceshtje e mbyllur dhe e vetmja gje per te cilen mund te bisedojne Kosova me Serbine eshte fqinjesia e mire dhe marreveshjet dyshteterore - shkruhet ne deklaraten e PDU-se. Me tej kjo parti shpreh besimin se vitin e ardhshem ne shtator delegacioni i Kosoves do te ulet si i barabarte mes te barabarteve ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se dhe jo me si delegacion i ftuar. Vendimi i GJND-se qe qarteson juridikisht se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare eshte bere tashme pjese e dokumenteve zyrtare te OKB-se pas miratimit te kesaj rezolute. Terheqja e Serbise nga rezoluta e pare e saj e cila kishte tone te papranueshme ne lidhje me pavaresine e Republikes se Kosoves eshte nje fitore e diplomacise kosovare por edhe shqiptare ne pergjithesi. Duam te ndajme me shqiptaret e Kosoves mbeshtetjen tone te pakufijshme dhe thirrjen per nje politike mbarekombetare persa u perket ceshtjeve kombetare pa dallim nga shteti ne te cilin bejne pjese politikanet dhe partite politike shqiptare - shprehen drejtuesit e PDU-se.

12 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›