Shkodër, vetëvaret 19-vjeçarja, shkak depresioni

Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gimaj ku 19-vjeçarja Prenë Kolndreu është gjetur e vetëvarur në një kasolle bagëtish.
Mësohet se 19 vjeçarja kishte qënë në një dreke me familjarët e saj dhe është larguar me pretendimin se do pushonte por është gjetur më vonë nga pjestarët e familjes e vetëvaruar.
Sipas informacioneve më të fundit 19-vjeçarja vuante nga një sëmundje depresive. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.