E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Çorovodë, nxirren trupat e pajetë nga Osumi

Nxirren trupat e pajetë të 6 të rinjve të aksidentuar një natë më parë nëÇorovodë. Gjatë një aksioni të ndërmarrë që në orët e para të mëngjesit të sotëm u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga kanionet e Osumit të trupave të 6 djemve të rinj të cilët humbën jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grepck të Çorovodës ku makina me targa angleze me të cilën udhëtonin 6 të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi në një humnerë rreth 70 metra.
Si pasojë e aksidenti humbën jetën 6 të rinjtë Fatjon Feka, 23 vjeç, Vladimir Dulellari 26 vjeç, Xhulio Allko 19 vjeç, Eni Guri 21 vjeç, Edison Çuko 26 vjeç dhe Drilon Guri.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik ku humbën jetën 6 djem të rinj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›