Tiranë, arrestohet 18-vjeçari, dhunoi Albert Xhanin

Policia e Tiranës ka arrestuar sot autorin i cili dhunoi ditën e djeshme presidentin e ekipit të Partizanit Albert Xhani.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 18-vjeçari Erald Vata pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës presidentin e klubit Partizani.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Rrugën e Elbasanit, në ambientet e FSHF-së ku 18-vjeçari ka goditur me grushta Xhanin.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 18-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë me akuzën "Goditje për shkak të detyrës".
Ekipi legjendar i futbollit shqiptar ka zbritur në Kategodinë e Dytë dhe tashmë nga Partizani ka mbetur vetëm emri.