E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vrasin 70-vjecarin për motive të dobëta, 2 në pranga

MALËSI E MADHE- Një 70-vjecar është vrarë me armë zjarri rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në Malësinë e Madhe. Ngjarja është shënuar në fshatin Rec.

Burime të policisë sqarojnë se 70-vjecari Sulejman Velaj është vrarë me armë zjarri cifte në oborrin e banesës së tij.

Ndërkaq policia ka arrestuar në orët e para të mëngjesit dy autorët e vrasjes Fatos Lushaj dhe Myslim Velaj, ky i fundit djali i xhaxhait të viktimës. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma e krimit. Sipas policisë, vrasja ka ardhur pas një sherri të momentit.

70-vjecari Velaj mësohet se është qëlluar disa herë nga pas me armë zjarri, duke mbetur i vdekur.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›