E Diel, 1 Nëntor 2026

Këmbimi valutor, euro drejt stabilizimit kundrejt lekut

Monedha evropiane, euro, është drejt stabilizimit në tregun e këmbimeve valuore kundrejt lekut, duke shkuar tek kuotat e këmbimit të një jave më parë. 

TIRANË-Gjatë tre ditëve të fundit, euro ka humbur 3,5-4 pikë kundrejt monedhës shqiptare, lekut, pas forcimit që pati javën e kaluar, duke arritur dhe kuotën më të lartë të vitit në këmbimet valutore.

Sot (28 shtator) një euro blihej në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 134 lekë dhe shitej me 134,8 lekë, ndërkohë që tre ditë më parë një euro është blerë në tregun valutor mesatarisht me 138-139 lekë dhe është shitur me 139-139,5 lekë.

Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një euro është blerë në tregun e këmbimeve valutore mesatarisht me 123,7 lekë dhe është shitur me 124,2 lekë.

Në fillim të këtij viti, një euro blihej me 123,3 lekë dhe shitej me 123,8, ndërsa gjatë vitit të kaluar, euro e kishte kuotën më të lartë të këmbimit ndaj lekut në muajin mars, kur blihej me 125,3 lekë.
(ATSH//BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›