Zemerimi i Antonio Kontes
Pas konfirmimit të pezullimit për dhjetë muaj nga futbolli, në lidhje me skandalin e basteve që tronditi futbollin italian, Antonio Konte është shfaqur i papërmbajtshëm. Në konferencën për shtyp të organizuar, trajneri i Juventusit e cilësoi të turpshëm vendimin.
“Të gjithë duhet ta dinë atë që më kanë bërë dhe po tentojnë të më bëjnë, pasi kjo që po ndodh është absurde, një turp i vërtetë”, ishin fjalët e drejtuesit të stolit bardhezi.
“Kredibiliteti fitohet ditë pas dite dhe jo ashtu si provon ta fitojë Karobio, që ka shitur ndeshjet, veten dhe familjen e tij. Unë nuk kam vendosur asnjë bast në jetë dhe të gjitha akuzat janë shpifje të ulëta”
Më tej Konte deklaroi se pakti për të bashkëpunuar me drejtësinë sportive ishte “një shantazh” ndërsa shtoi: “Nuk fola deri në fund të hetimeve. Jam sjellë në mënyrë korrekte edhe pse kjo ishte një çështje absurde, por ka edhe nga ata si gjykatësi Sanduli që flet për mua, thotë gjëra pavend. Ndoshta flet si tifoz ose ndoshta ka diçka personale kundër meje”.
Trajneri 43-vjeçar ka ironizuar me metodat e përdorura për ta pezulluar. “Më hoqën akuzat për ndeshjen Novara-Siena. Mendoja se dy akuza për mungesë denoncimi bënin 10 muaj dhe një do të thoshte 5 muaj, por sipas këtyre skualifikimi mbetet gjithmonë 10 muaj. Më dënuan sepse thonë ‘nuk mund të mos dija gjë për bastet’. Por, çfarë duhet të denoncoj kur nuk kam parë asgjë. Mos duhet të shpik akuza nga mendja”, ishin fjalët e Kontës.
Tashmë Konte do ti drejtohet Gjykatës Italiane të Arbitrazhit Sportiv dhe objektivi është pezullimi i menjëhershëm i vendimit për pezullimin me 10 muaj, pasi argumentet e përdorura nuk mund të merren për bazë. Synimi është që Antonio Konte të kthehet në stol që prej ndeshjes së 2 shtatorit kundër Udinezes.