Shkodër, xhaxhai vret nipin dheplagos 3 anëtarë të familjes
SHKODËR - Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 20:40 në fshatin Vukatanë të Shkodrës nga e cila ka mbetur i vrarë Gjin Murri.
Siç raporton korrespondenti i 'A1 Report" në Shkodër, nga burimet e para policore mësohet se Murri është vrarë nga xhaxhai i tij, Çesk Murri.
Gjini para se të vritej ka telefonuar shërbimin operativ të policisë në Shkodër dhe lajmëroi me fjalët: "Jam i rrethuar", "duan të më vrasin" dhe se "policia duhej të mbërrinte urgjentisht". Kaq ka mundur të thotë.
Por policia ka mbërritur vonë në vendngjarje dhe kanë gjetur aty 1 të vdekur, Gjin Murrin dhe 3 të plagosur, anëtarë të familjes.
Tashmë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet e kësaj vrasjeje në të tilla kushte. Fshati Vukatanë i përket komunës Gur i Zi.
Redaksia online
(ar.shmag/shqiptarja.com)