E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banesa përfshihet nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

SHKODER – Një banesë e vjetër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkodër. Burime nga policia bëjnë të ditur se zjarri ka rënë në një banesë në lagjen Tërbun, ku jetonin 6 familje.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, duke rrezikuar edhe banesat përreth.

Dy makina zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›