Rotacioni i Shkodrës, Ndoka dheKopliku në studion e "Airport"
Të tjera rreth shkrimit LIVE TV/ Biseda në studion e "Airport"
TIRANË - Rrotacioni i votave në qytetin e Shkodrës ka sjellë në studion e emisionit “Airport” të tv “A1Report!”, dy të ftuar: Nard Ndokën, kreun e PDK-së që ka hyrë në listat e PD-së si dhe deputetin e PS-së së këtij qarku, Namik Koplikun. Moderatorja e emisionit të sotëm është drejtoresha e “Shqiptarja.com” Anila Basha.
Të pyetur se përse ndodhi rotacioni politik në Shkodër, deputeti socialist Kopliku tha “se investimet e shumta që mendohen janë vetëm në letra, sepse në periferinë e Shkodrës ka varfëri. Po të ishte investuar në të, aty do kishte punësim . nuk ishim ne që i bindëm qytetarët e Shkodrës, por vetë qytetarët e zgjodhën alternativën tonë.”
Ndërsa, deputeti demokrat Ndoka tha se “është pozitive që Shkodra u përfshi në realitetin politik shqiptar, por vetë PS-ja me ekipin e vet dukej sikur “këndonte” për kreun e Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, një biznesmen. Unë gjykoj se fenonemi i futjes së biznesmenëve në politikë është gjëja më e keqe. Psh, zonja Hafizi ka një bashkëshort - biznesmen nga më të të fuqishmit, që ishte suporti i saj. Pra, ajo u zgjodh pikërisht prej suportit të saj financiar. Dhe të tjerë po ashtu dhe kjo krijon një shije jo të mirë. Pra, PS-ja pati tendencën që të vendoste njerëz të fuqishëm nga ana financiare duke i blerë votën qytetarëve. Kësaj mund t’I bëjmë një analizë edhe më të hollësishme.”
Por, a e kanë shitur shkodranët votën?
Kopliku tha: "Z.Ndoka tha shumë gjëra e jo vetëm këtë; shkaqet e humbjes i lidh vetëm me përmbytjen, por tani na doli edhe shitja e votave. Në fakt, përveç papunësië dhe varfërisë, një shkak shumë i fuqishëm për shpirtin demokrat të shkodranëve është deformimi i demokracisë që është bërë nga strukturat lokale dhe qendrore të PD-së. Arriti puna në Shkodër të shikohej një i majtë siç shikohej nga gjermanët, një çifut dikur. Dhe kjo u kthyer në një mbizotërim të një grupi të vogël, që në Shkodër ka pasur shumë rëndësi, shumë peshë dhe shkodranët nuk e duronin dot më ndjenjën e zotërimit.
Lista jonë nuk mund të quhet listë e biznesmenëve, sepse jemi tre pedagogë aty; por kemi edhe dikë që nuk është pedagog, Zef Çunin, një njeri shumë i mirëpritur. Por kemi në lsitë edhe z.Paulin Stërkaj, që ka kaluar edhe me PD-në, por është figurë e njohur që e kanë dashur dhe ka pasur mbështetje. Pra, lista jonë ishte shumë solide dhe përfaqësonte çdo shtresë," - tha Kopliku.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)