Patrulla e policisë ndërhyn për të shuar konfliktin, dhunohen dy efektivë
ELBASAN - Patrulla e shërbimit të policisë së Rendit në Elbasan gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një konflikti mes dy grupesh në lagjen "11 Nëntori " të këtij qyteti, është sulmuar dhunshëm nga dy shtetas.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes bënë të ditur se uniformat blu, ndërsa po kryenin detyrën, u përballën me reagimin e pazakontë të dy shtetasve të cilët dhunuan me shkelma, grushte e mjete të forta dy prej efektivave të patrullës së shërbimit që ishte thirrur për ndihmë, për të shmangur pasojat që mund të shkaktonte një konflikt i lindur për motive banale mes disa personave.
Sipas burimeve zyrtare Ilir dhe Edvin Binjaku, babë e bir, janë prangosur me akuzën e dhunimit të uniformave blu për shkak të detyrës.
Ndërkaq efektivët e patrullës së shërbimit të policisë së Rendit, përkatësisht Ilmi Cankja dhe Ylli Ranxha, pasi morën mjekimin në spitalin kirurgjik kanë bërë kallëzim në prokurorinë e rrethit Gjyqësor të Elbasanit për shtetasit Ilir dhe Edvin Binjaku të cilët i dhunuan për shkak të detyrës duke ju shkaktuar dëmtime në fytyrë.
(er.nu/f.popja/BalkanWeb)