Neshat Fana zgjidhet drejtuesi i ri i shkollës së Magjistraturës
TIRANE - Bordi i Shkollës së Magjistraturës votoi pro kandidaturës së anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Neshat Fana, për të qenë kreu i ri i kësaj shkolle.
Përballë Fanës, për postin e drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, ishte ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë arriti të siguronte votat e nevojshme të anëtarëve të Bordit, duke zënë vendin e Marjana Seminit, në krye të shkollës së Magjistraturës.
(er.nu/BalkanWeb)