Kukës, 62 -vjeçari gjendet i vetëvarur në banesë
KUKËS - Një 62-vjeçar është gjetur i vetëvarur sot pasdite në banesën e tij në lagjen nr. 5 të qytetit të Kukësit.
Zëdhënësi i drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj, bëri të ditur se kanë qenë banorët e pallatit që kanë informuar se rreth orës 16.00 kanë gjetur të vetëvarur në banesë shtetasin Rexhep Kakeli, 62 vjeç.
62-vjeçari Kakeli për vite të tëra kishte punuar kasap, ndërsa ishte i divorcuar. Ai kishte dy fëmijë, një djalë e një vajzë, të cilët jetojnë me nënën e tyre në Tiranë.
(BalkanWeb)