E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, zhvendoset monumenti 5 heronjtë e Vigut

Shkodër- Zhvendosja e monumentit të 5 heronjve të Vigut, në qendër të qytetit të Shkodrës ka qene pika më e debatueshme në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak.

Pas debateve të shumta, me 27 vota pro dhe 9 kundër është vendosur që monumneti më përmasat më të mëdha në qytet të zhvendoset tek varrezat e Dëshmorëve. Drejtoresha e zyrës së urbanistikës në bashkinë e Shkodrës, Aida Shllaku ka paraqitur propozimin e bashkisë duke e motivuar me planin rregullues të qendrës, i miratuar dhe nga KRRTRSH, në vitin 2004, sipas të cilit ai duhet lëvizur dhe në vend të tij do të ngrihet një shatërvan.

Bashkia ka paraqitur tre variante për vendosjen e re të monumentit, tek lulishtja pranë universitetit, tek lulishtja në krahin e djathtë të hyrjes të gjimnazit “28 Nëntori” dhe tek varrezat e Dëshmorëve, vend ky që ka qenë dhe më i preferuari për bashkinë.

Këshilltaret e majtë kanë deklaruar se kjo zhvendosje bëhet për të denigruar veprën e tyre gjatë luftës. Ndërsa këshilltarët e djathtë kanë deklaruar se ata do të nderohen pasi do të shkojnë tek varrezat e Dëshmorëve.

Monumenti në nder të Ahmet Haxhisë, Naim Gjylbegut, Ndoc Mazit, Ndoc Dedës dhe Hydajet Lezhës është vendosur 26 vjet më parë në qendër të qytetit të Shkodrës duke shërbyer dhe si pikë orientimi për qytetarët. Ai është vepër e dredhur në bronx e skulptorit të popullit Shaban Hadëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›