Dosje për ekstradimin e ish-bosit të Popullit
Tiranë- Pas lajmit për arrestimin e Bashkim Drizës, ish-bosi i firmës piramidale “Populli”, prokuroria ka njoftuar se po harton dosjen për ekstradimin e tij.
Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme, kanë konfirmuar sot fillimin e procedurave për realizimin e ekstradimit të shtetasit Bashkim Driza, i dënuar nga drejtesia shqiptare me 16 vjet burg për veprën penale të "mashtrimit në bashkëpunim".
Driza është shpallur fajtor dhe dënuar nga Gjykata e Tiranës pasi nëvitet 1996-97 në bashkëpunim me të tjerë persona, ka krijuar fondacionin "Populli" duke mashtruar 304 240, në shumën 870 milionë lekëve.
Driza u arrestua më 22 shtator në Uruguaj, dhe aktualisht, është nën masën e sigurise"arrest shtëpie". Pas kapjes së këtij shtetasi, Interpol Tirana informoi Ministrinë eDrejtësisë dhe Prokurorinë, për të bërë të mundur dërgimin e dokumentacionit në rrugë diplomatike pranë autoriteteve uruguajane për ndjekjen në vazhdimësi të procedurave për ekstradimin e tij.