E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër/Aksident,1 i vdekur,2 të plagosur

Një grua ka humbur jetën sot në një aksident në Shkodër.
Ngjarja e rëndë ndodhi kur dy fugona me pasagjerë u përplasën fort midis tyre në aksin rrugor Shkodër-Muriqan.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Viktima është shtetësja Albina Gocaj, 48-vjeç, ndërsa të plagosura kanë mbetur shtetasit Vedi Verri 42 vjeç dhe Valentin Gocaj 58 vjeç.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes ku po këqyrën për rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›