E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakti/“Përmbytjet, fenomen që ndodh njëherë në 100 vjet - e njëjta fatkeqa fatkeqësi që pësuan edhe Australia dhe Brazili”

Kryeministri i vendit Sali Berisha i cilëson përmbytjet në veri-perëndim të vendit si fenomene të rralla natyrore që ndodhin njëherë në 100 vjet. Duke iu referuar të dhënave të organizmave ndërkombëtare për vlerësimin hapësinor, Shkodra u përball me të njëjtën situatë të rëndë përmbytjesh njësoj si Australia dhe Brazili në fillim të janarit. Kreu i qeverisë vërejti se qeveria kapërceu me sukses të plotë rrezikun permanent të përmbytjeve në këtë zonë, teksa përveç dëmeve materiale nuk bëhet fjalë për asnjë moment për rreziqe në jetë njerëzish.  “Shkodra përjetoi një gjendje të jashtëzakonshme, një përmbytje e cila nga qendrat botërore të vlerësimit të përmbytjeve vlerësohet e njëjtë me atë që pësoi Australia gjatë fillimit të janarit dhe, jo fort e largët, me atë që pësoi Brazili. Observatori i përmbytjeve, Dartmouth Flood, i cili bën një vlerësim hapësinor dhe me mjete të tjera shkallën e përmbytjeve, paraqet këtë përmbytje si ekstreme dhe si një ngjarje, si një mot, i cili ndodh më rrallë se 100 vjet”, u shpreh kryeministri Berisha. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›