Përmbytjet katastrofike godasin Ballkanin, i gjithë rajoni i prekur

“Euronews” dhe “Reuters” pasqyrojnë situatën emergjente në veri-perëndim të ShqipërisëPërmbytje katastrofike në Ballkan. Kështu e cilësojnë mediat e huaja si “Euronews” dhe “Reuters” situatën e ditëve të fundit që ka përfshirë Shqipërinë.Në këtë vend-thotë, “Euronews”, shkrirja e borës dhe reshjet e shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati. Në një kohë që 700 forca të ushtrisë janë angazhuar në evakuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet, vendet e Bashkimit Europian i kanë ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare shkruan “Euronews”. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, orë pas ore nivelit i ujit rritet me 8 centimetra. Autoritetet kanë evakuuar banorët në këtë zonë, në një kohë që më shumë se 150 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Pothuajse 5.000 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në Shkodër, rajoni veri-perëndimor i Shqipërisë që është goditur rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Në materialin dedikuar situatës së krijuar në vendin tonë “Reuters” vijon se sipas përshkrimit të reporterëve të agjencisë, duke cituar burime të ministrisë së Brendshme, procesi i evakuimit të banorëve po vijon ende”. Sipas këtij burimi, shifrat e fundit të dhëna për qendrën e krizës së përmbytjeve, tregojnë se 2.475 shtëpi janë përmbytur dhe 10.000 hektarë tokë janë nën ujë. “Reuters” saktëson se zonat më të dëmtuara janë komunat e Dajçit, Velipojës dhe Bushati, por uji ka përmbytur edhe pjesë të qytetit të Shkodrës.Shumë vende në rajon kanë dërguar ndihma në Shqipëri- thuhet më tej në informacionin e bërë publik nga “Reuters”. Italia ka dërguar dy helikopterëve të transportit për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, Greqia ka dërguar 25 zjarrfikës, Sllovenia ka ndihmuar me gjeneratorë të energjisë dhe një ekip emergjence, ndërsa Kosova ka kontribuuar duke ndihmuar Shqipërinë me një shumë prej 200,000 eurosh dhe ka dërguar edhe një ekip kërkim-shpëtimi të përbërë nga 32 ushtarë. Por, në një situatë të ngjashme janë edhe vendet e rajonit. Një panoramë përmbytjesh shihet edhe në pjesën qendrore të Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës, ku reshjet e shiut nuk kanë të ndalur prej ditësh. Meteorologët parashikojnë se një situatë e tillë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në Kroaci, tejmbushja e liqenit artificial Kosinj ka shkaktar përmbytje në disa zona.Në Bosnje, situata paraqitet edhe më dramatike në pjesën qendrore dhe jugore të vendit, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar një situatë të cilën autoritetet e kanë cilësuar një katastrofë. Edhe pse është urdhëruar evakuimi, dhjetëra banorë nuk kanë pranuar të largohen pasi kanë frikë se mos humbasin pronat e tyre. Të dielën, niveli i lumenjve ka arritur në shifra rekord, raporton “Reuters” ndërsa saktëson se situata është më e rënduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ku shumë fshatra janë tërësisht nën ujë....