“KESH-i ka zbatuar me përpikëri rregulloren”
Berisha garanton qytetarët se nuk ekziston asnjë rrezik nga portat dhe tunelet e kaskadës së DrinitKryeministri i vendit Sali Berisha përgëzoi dje nga Shkodra punën e çmuar të KESH në zbatimin e përpiktë të rregullores së HEC-eve dhe garantoi qytetarët se nuk ekziston asnjë rrezik nga portat dhe tunelet e kaskadës. “Dua të garantoj qytetarët e Shkodrës e mbarë Shqipërisë se Korporata Energjetike e Shqipërisë, Ministria e Energjetikës, ka bërë një punë jashtëzakonisht efiçente. Ato u përballën me situatën më të jashtëzakonshme me kompetencën më të madhe. Ata që mund të akuzojnë për digat po u them vetëm 2 fjalë; në qoftë i kthehemi fjalorit të vjetër, digat kësaj radhe kanë qenë ‘ora e Shkodrës’, sepse vërshimet e Drinit, në mijëra metër kub të sekondë, të Gjadrit, të Kirit e të ujërave të tjera, do të mund të kishim pasur pasojat më të pa parashikueshme në këtë mot të pa përsëritur në 100 vitet e fundit. Por digat dhe menaxhimi i tyre, bashkërendimi i këtij menaxhimi me situatën në terren - ky veprim i bërë çdo orë, mbajtja si parim kryesor sigurinë kombëtare, sigurinë publike, ka qenë një nga pjesët më të rëndësishme të këtij operacioni, tha kryeministri, duke shtuar se, e vërteta si drita e diellit është se Korporata Energjetike ka zbatuar me përpikëri rregulloren. Këta burra e gra kanë bërë natën ditë dhe kanë qëndruar në krye të detyrës me një kompetencë shumë të madhe, kanë punuar me gjakftohtësinë më të madhe dhe sot jemi”, tha kryeministri.Kreu i qeverisë, duke dhënë garanci të plotë para banorëve, u shpreh se ata që e bënë me qëllim këtë, ata janë më të rrezikshëm se vet paniku. “Pati edhe nga ata që shëtisnin si hije nga një ekran në tjetrin si mitoman profesionistë, për të thënë se rregullorja nuk është zbatuar kur rregullorja është zbatuar, për të thënë se kam projektuar digën, apo portat, ndërkohë kur të gjitha janë projekte sovjetike për hir të së vërtetës, ata do të na falin, me gjithë respektin që kemi për ta, sepse ata kanë marrë pjesë në zbatimin e projektit dhe kanë punuar. Nuk duhet t’i mohojmë kujt meritat, por nuk bëhet kjo në kohë fatkeqësie. Ndaj u them atyre se gjithçka është e sigurt, nuk ka asnjë rrezik. Digat dhe menaxhimi kanë qenë një nga faktorët që kanë shmangur një eveniment që nuk është përsëritur në 100 vitet e fundit, sipas observatorëve më seriozë në botë të përmbytjeve”, deklaroi kryeministri Berisha....