Shkodër /Fryhet Buna, disa lagje nën ujë

Fryrja e lumit Buna ka shkaktuar përmbytje në disa lagje në qytetin e Shkodrës. Nën pushtetin e ujit janë lagjet "Xhabije" dhe 'Livadet". Uji ka vërshuar në banesat, dyqanet dhe rrugët e kësaj lagje duke e ndërlikuar edhe më tepër situatën.
Lëvizjet nëpër këto lagje bëhen me mjete ujore nga vetë banorët, por edhe nga strukturat e policisë dhe ushtrisë, që evakuojnë banorët nga rreziku.
Për t'i ardhur në ndihmë banorëve të këtyre një ekip nga Maqedonia është nisur për të hequr sasinë e ujit me mjete të specializuara.
Aktualisht banorët e këtyre zonave janë vendosur në konviktet e shkollave të Shkodrës.