E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri: Sipërfaqja e përmbytur rreth 10,400 hektarë

Sot ishte dita e 11 e përmbytjeve masive në Shkodër, të shkaktuara nga rreshjet dhe shkarkimet e mëdha nga tre hidrocentralet e kaskadës së Lumit Drin. Sot, sipërfaqja e përmbytur është rritur duke arritur në rreth 10,400 hektarë, ndërkohë që janë evakuar rreth 5,000 banorë, një pjesë e të cilëve janë vendosur në qendrat e pritjes në qytetin e Shkodrës. Autoritetet vazhdojnë t'i bëjnë thirrje popullatës që të pranojnë të evakuohen nga zonat e rrezikshme. Po sot, Kryeministri Berisha u takua në Shkodër më të zgjedhur vendor nga shumë rrethe të vendit, të cilët kanë shprehur solidaritetin e tyre për të ndihmuat banorët e zonave të përmbytura. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›