E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër/Bie nga skela, vdes 42-vjeçari

Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës pasi ka rënë nga skela e një pallati. Viktima Bledush Hoxha 42 vjeç ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku punonte. Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Shkodrës por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Policia e cila ndodhet në vendngjarje po bën të mundur zbardhjen e plotë të këtij aksidenti i cili i mori jetën punëtorit 42-vjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›