"Slum dog" i vërtetë i Indisë
Bilalin e takova për herë
të parë kur ishte vetëm
8-muajsh. Kokën e kishte
të mbuluar nga fasho të
trasha, pasi kishte pësuar një
aksident. Ime shoqe e mbante në
krahë, ndërsa e ëma e tij e verbër
ia kishte vënë dorën e majtë mbi
krye dhe e ledhatonte me ndrojtje
nga frika se mos e lëndonte
pa dashur. Unë ndodhesha për
një vizitë në spital tek ime shoqe
dhe pranë tij ndodhej foshnja.
Ishte një foshnjë që u buzëqeshte
vazhdimisht të huajve që kishte
përreth, ndërkohë që kthente
vazhdimisht kryet nga e ëma, si
për të vazhduar komunikimin
me botën e saj të errët. Me sytë e
tij ai sikur donte t‘i thoshte asaj
që të më fl iste mua. Për këtë jam
i bindur edhe sot që kanë kaluar
4 vjet. Në atë dhomë, mes atij
vështrimi lindi edhe ideja e parë
e fi lmit "Bilal". Miqësia ime me
familjen e Bilalit vazhdoi dhe u
rrit. Ndërsa e shihja të hidhte
shtat, ajo çka më befasonte te
ky fëmijë i mrekullueshëm ishte
mençuria e tij. Edhe kur ishte 3
vjeç dhe nisëm xhirimet e para,
ai ishte një qenie e mençur. Po,
po, kjo është fjala me të cilën do
të doja ta përshkruaja këtë fëmijë
të veçantë. I ati i tij mysliman,
Shamim, gjithashtu i verbër,
u martua me Jhanan, një grua
hindu, e cila e ndryshoi emrin e
saj dhe e bëri Humera Begum pas
martesës me një mysliman. Ky në
vetvete është një fakt i jashtëzakonshëm
për komunitetet e të
varfërve në Indi. Shamim ka një
qendër telefonash lëvizës dhe
para se të realizohej fi lmi për djalin
e tij, ai me një telefon në dorë
lëvizte nëpër rrugët plot trafi k të
Kolkatës, në kërkim të klientëve
që donin të fl isnin me telefon në
këmbim të një shpërblimi me të
cilin mbante familjen gjallë. Tani
ai është rreth të tridhjetave, por
kur i thashë 2 vjet më parë se do
të dëshiroja të bëja një fi lm për
djalin e tij, u hodh përpjetë nga
gëzimi. Fillimisht ai kujtoi se
mos po i ofroja një rol në ndonjë
fi lm televiziv dhe kur i thashë se
në fakt mua më interesonte i biri
dhe udhëtimi i tij në këtë jetë, ai
u zhgënjye pak, por megjithatë
më dha leje që të bëja ç‘të doja
me Bilalin. Gjithë sa ka marrë
familja prej 4 vetash e Bilalit,
sepse ai ka edhe një vëlla, janë
drekat që u kam dhënë gjatë
ditëve kur më është dashur të
xhiroj. Prindërit e Bilalit e dinë se
sa me fat janë që kanë një fëmijë
të mrekullueshëm si i biri. Unë
personalisht kam parë me sytë
e mi se si ky fëmijë ende foshnjë
kujdeset me një përkushtim të
jashtëzakonshëm për familjen e
tij dhe për mua ky fëmijë ka qenë
dhe vazhdon të jetë një frymëzim
i jashtëzakonshëm. I gjithë fi lmi
im është xhiruar në strehëzën
e varfër të familjes, që ndodhet
në një nga lagjet më të varfra të
Kolkatës. Por ndryshe nga disa
fi lma të tjerë që janë bërë në këto
mjedise, fi lmi im nuk përqendrohet
te varfëria e këtyre zonave dhe
banorëve të tyre, por te lufta e një
5-vjeçari për ta mposhtur këtë
situatë. Është një mënyrë misionare
e të bërit kinematografi . Unë
personalisht nuk kam fuqi që ta
ndihmoj këtë familje që vuan, por
përmes fi lmit e bëj të famshme
këtë histori dhe këtë shembull
të jashtëzakonshëm në të gjithë
botën. Ky ishte misioni im. Bilali
është një fëmijë i mençur dhe
shumë inteligjent. E kam parë
teksa merr të ëmën përdore dhe
i tregon rrugën, e mbi të gjitha
kam vënë re qartësinë e tij dhe
sensin e pagabuar të orientimit.
Prindërit e tij ndjekin udhëzimet
e të birit se në cilin dyqan duhet
të shkojnë për të blerë një gjë të
caktuar. Bilali është mbrojtësi
dhe roja e tyre. Ai është "burri" i
shtëpisë. Në moshën 5-vjeçare,
një fëmijë ka në kokën e tij vetëm
dëshirën për të luajtur, ndërsa
Bilali ka marrë rolin e udhërrëfyesit
të prindërve të tij. Fëmijëria
e tij është tretur diku larg. Por
kjo nuk e bën aspak të palumtur
Bilalin, përkundrazi ai e bën
këtë me maksimumin e kënaqësisë
dhe kurajës. Inteligjenca
dhe mprehtësia e tij janë të
jashtëzakonshme. Ai madje u jep
prindërve edhe kurajo kur u organizon
lojëra. Veçanërisht luan
me të ëmën. Filmi im ende nuk
ka dalë në Indi. Në vendin tim,
të gjithë distributorët janë pronë
e Bollivudit dhe ai merret vetëm
me fi lma të pasurish plot këngë,
modë dhe kërcime. Historitë e
vërteta të vuajtjeve njerëzore,
të varfërisë, nuk preferohen. Në
Perëndim kanë një tjetër mentalitet
dhe këndvështrim për të
parë anët e errëta të Indisë. Në
njëfarë mënyre ka një "uri" për
përrallat indiane të varfërisë. Ja
përse filmin tim e blenë dhe e
shpërndanë në Britani fi llimisht
e më pas në të gjithë botën. Deri
më tani ai ka marrë 8 çmime të
ndryshme dhe është konsideruar
si një ndër dokumentarët më të
mirë të vitit. Pavarësisht suksesit,
ende nuk po gjej blerës në Indi.
Nga paratë që kam nxjerrë nga
fi lmi, po përpiqem që të siguroj
një shkollim të denjë për Bilalin,
një qenie e mrekullueshme
njerëzore që përmbledh cilësitë
më të mira të njeriut, cilësi që
triumfojnë edhe në kushtet më
çnjerëzore të varfërisë në lagjet
e vobekta e shpresëhumbura të
Kolkatës.
të parë kur ishte vetëm
8-muajsh. Kokën e kishte
të mbuluar nga fasho të
trasha, pasi kishte pësuar një
aksident. Ime shoqe e mbante në
krahë, ndërsa e ëma e tij e verbër
ia kishte vënë dorën e majtë mbi
krye dhe e ledhatonte me ndrojtje
nga frika se mos e lëndonte
pa dashur. Unë ndodhesha për
një vizitë në spital tek ime shoqe
dhe pranë tij ndodhej foshnja.
Ishte një foshnjë që u buzëqeshte
vazhdimisht të huajve që kishte
përreth, ndërkohë që kthente
vazhdimisht kryet nga e ëma, si
për të vazhduar komunikimin
me botën e saj të errët. Me sytë e
tij ai sikur donte t‘i thoshte asaj
që të më fl iste mua. Për këtë jam
i bindur edhe sot që kanë kaluar
4 vjet. Në atë dhomë, mes atij
vështrimi lindi edhe ideja e parë
e fi lmit "Bilal". Miqësia ime me
familjen e Bilalit vazhdoi dhe u
rrit. Ndërsa e shihja të hidhte
shtat, ajo çka më befasonte te
ky fëmijë i mrekullueshëm ishte
mençuria e tij. Edhe kur ishte 3
vjeç dhe nisëm xhirimet e para,
ai ishte një qenie e mençur. Po,
po, kjo është fjala me të cilën do
të doja ta përshkruaja këtë fëmijë
të veçantë. I ati i tij mysliman,
Shamim, gjithashtu i verbër,
u martua me Jhanan, një grua
hindu, e cila e ndryshoi emrin e
saj dhe e bëri Humera Begum pas
martesës me një mysliman. Ky në
vetvete është një fakt i jashtëzakonshëm
për komunitetet e të
varfërve në Indi. Shamim ka një
qendër telefonash lëvizës dhe
para se të realizohej fi lmi për djalin
e tij, ai me një telefon në dorë
lëvizte nëpër rrugët plot trafi k të
Kolkatës, në kërkim të klientëve
që donin të fl isnin me telefon në
këmbim të një shpërblimi me të
cilin mbante familjen gjallë. Tani
ai është rreth të tridhjetave, por
kur i thashë 2 vjet më parë se do
të dëshiroja të bëja një fi lm për
djalin e tij, u hodh përpjetë nga
gëzimi. Fillimisht ai kujtoi se
mos po i ofroja një rol në ndonjë
fi lm televiziv dhe kur i thashë se
në fakt mua më interesonte i biri
dhe udhëtimi i tij në këtë jetë, ai
u zhgënjye pak, por megjithatë
më dha leje që të bëja ç‘të doja
me Bilalin. Gjithë sa ka marrë
familja prej 4 vetash e Bilalit,
sepse ai ka edhe një vëlla, janë
drekat që u kam dhënë gjatë
ditëve kur më është dashur të
xhiroj. Prindërit e Bilalit e dinë se
sa me fat janë që kanë një fëmijë
të mrekullueshëm si i biri. Unë
personalisht kam parë me sytë
e mi se si ky fëmijë ende foshnjë
kujdeset me një përkushtim të
jashtëzakonshëm për familjen e
tij dhe për mua ky fëmijë ka qenë
dhe vazhdon të jetë një frymëzim
i jashtëzakonshëm. I gjithë fi lmi
im është xhiruar në strehëzën
e varfër të familjes, që ndodhet
në një nga lagjet më të varfra të
Kolkatës. Por ndryshe nga disa
fi lma të tjerë që janë bërë në këto
mjedise, fi lmi im nuk përqendrohet
te varfëria e këtyre zonave dhe
banorëve të tyre, por te lufta e një
5-vjeçari për ta mposhtur këtë
situatë. Është një mënyrë misionare
e të bërit kinematografi . Unë
personalisht nuk kam fuqi që ta
ndihmoj këtë familje që vuan, por
përmes fi lmit e bëj të famshme
këtë histori dhe këtë shembull
të jashtëzakonshëm në të gjithë
botën. Ky ishte misioni im. Bilali
është një fëmijë i mençur dhe
shumë inteligjent. E kam parë
teksa merr të ëmën përdore dhe
i tregon rrugën, e mbi të gjitha
kam vënë re qartësinë e tij dhe
sensin e pagabuar të orientimit.
Prindërit e tij ndjekin udhëzimet
e të birit se në cilin dyqan duhet
të shkojnë për të blerë një gjë të
caktuar. Bilali është mbrojtësi
dhe roja e tyre. Ai është "burri" i
shtëpisë. Në moshën 5-vjeçare,
një fëmijë ka në kokën e tij vetëm
dëshirën për të luajtur, ndërsa
Bilali ka marrë rolin e udhërrëfyesit
të prindërve të tij. Fëmijëria
e tij është tretur diku larg. Por
kjo nuk e bën aspak të palumtur
Bilalin, përkundrazi ai e bën
këtë me maksimumin e kënaqësisë
dhe kurajës. Inteligjenca
dhe mprehtësia e tij janë të
jashtëzakonshme. Ai madje u jep
prindërve edhe kurajo kur u organizon
lojëra. Veçanërisht luan
me të ëmën. Filmi im ende nuk
ka dalë në Indi. Në vendin tim,
të gjithë distributorët janë pronë
e Bollivudit dhe ai merret vetëm
me fi lma të pasurish plot këngë,
modë dhe kërcime. Historitë e
vërteta të vuajtjeve njerëzore,
të varfërisë, nuk preferohen. Në
Perëndim kanë një tjetër mentalitet
dhe këndvështrim për të
parë anët e errëta të Indisë. Në
njëfarë mënyre ka një "uri" për
përrallat indiane të varfërisë. Ja
përse filmin tim e blenë dhe e
shpërndanë në Britani fi llimisht
e më pas në të gjithë botën. Deri
më tani ai ka marrë 8 çmime të
ndryshme dhe është konsideruar
si një ndër dokumentarët më të
mirë të vitit. Pavarësisht suksesit,
ende nuk po gjej blerës në Indi.
Nga paratë që kam nxjerrë nga
fi lmi, po përpiqem që të siguroj
një shkollim të denjë për Bilalin,
një qenie e mrekullueshme
njerëzore që përmbledh cilësitë
më të mira të njeriut, cilësi që
triumfojnë edhe në kushtet më
çnjerëzore të varfërisë në lagjet
e vobekta e shpresëhumbura të
Kolkatës.