Vdes në aksident ish deputeti i PS-së
FUSHË-KRUJE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë. Dy automjete tip benz, njëri me targa Shkodre e tjetri Tirane, janë përplasur dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona , mes të cilëve ish deputeti i Partisë Socialiste Lekë Cukaj dhe 58-vjecari Hasan Guçi . Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat ishin në drejtimin e mjeteve në momentin e përplasjes ndërsa një tjetër person i cili ka mbetur i plagosur është dërguar menjëherë drejt spitalit jashte rrezikut per jeten. Dyshohet se aksidenti i rëndë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit që i kushtoi jetën 2 personave. Ish deputeti socialist, 60 vjecari Lekë Cukaj u zgjodh në 2 legjislatura si deputet i kuvendit. (e.n/BalkanWeb)