E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër,plagoset me kapsollë 16-vjeçari

 

SHKODER - Një 16-vjeçar nga zona e Dukagjinit është plagosur rëndë nga shpërthimi i lëndës plasëse. Sipas informacionit të policisë së Shkodrës Zef Koçeku, lindur e banues në fshatin Gimaj është plagosur nga pakujdesia pasditen e së dielës. Nga shpërthimi ai ka pësuar dëmtime djegieje në fytyrë, sy dhe në dorën e djathtë. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se adoleshenti ka qenë duke kullotur bagëtinë rreth 300-400 metra në afërsi të banesës së tij dhe rreth orës 16.00, ndërsa po përpiqej të ndizte një kapsolle, ajo i ka shpërthyer duke i shkaktuar disa dëmtime. Moshatarët e tij kanë lajmëruar familjarët, të cilëve u janë dashur mbi 5 orë rrugë për të sjellë fëmijën e tyre në spitalin e Shkodrës që të marrë ndihmën e parë mjekësore. Pas ndërhyrjes së bluzave të bardha të spitalit të Shkodrës 16-vjeçari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën me gjithë dëmtimet e shumta që ka marrë në fytyrë dhe trup nga shpërthimi i lëndës plasëse.      r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›