Universitetet kuota te reja shtese

Sipas ministrit te Arsimit dhe Shkences Myqerem Tafaj kuotat e mbetura te parealizuara do te rishperndahen permes nje vendimi te ri nga Keshilli i Ministrave. Parashikohet qe ne te do te jene te evidentuara qartazi te dhenat perkatese per raundin e katert te regjistrimeve duke shpallur edhe kuotat e mbetura bosh gjate fazes perfundimtare. Sipas ministrit rishperndarja e kuotave te mbetura do te jete ne dispozicion te kandidateve per studente qe nuk kane fituar ne tri fazat e para.
Regjistrimet e fundit do te kryhen duke respektuar parimin merite-preference ne baze te te cilit kandidatet i kane dhene prioritet degeve te preferuara. Edhe pse u pretendua qe me perfundimin e fazes se trete nuk do te kishte me regjistrime se fundmi burime nga MASH pohuan se do te kete nje raund te katert regjistrimesh.
Ndonese dy dite me pare nisi zyrtarisht viti i ri akademik ne te gjitha fakultetet e vendit behet e ditur se universitetet do te zhvillojne edhe nje tjeter raund pranimesh. Ne relacionin e hartuar fill pas perfundimit te regjistrimeve te fazes perfundimtare sqarohet se ne shume prej degeve te fakulteteve publike kane mbetur kuota bosh.
Ne kete kuader kandidatet qe nuk kane mundur te jene fitues ne asnje dege do te kene edhe nje mundesi tjeter per te vijuar studimet e larta. Burime nga Ministria e Arsimit theksojne se asnje prej vendeve te mbetura bosh ne cfaredo lloj programi studimor nuk do te shkoje dem. Kjo do te jete shpresa e fundit per ata maturante qe presin ende me shume ankth dhe deshire te mesojne se cili do te jete fati i tyre.
Vetem pak dite me pare zv.ministrja e Arsimit dhe Shkences Nora Malaj tha se kuotat e mbetura bosh do te rishperndahen por prioritet do tu jepet kandidateve qe jane pjese e komunitetit rom dhe egjiptian.
Asnje kuote nuk do te digjet sepse askush nga ne kur vendos qe te beje aprovimin e kuotave dhe kur kalon me vendim te Keshillit te Ministrave nuk ka te drejte qe pas nje vendimi te beje djegien e ketyre kuotave. Do te ulet steka deri sa te plotesohen te gjitha kuotat sipas merite-preferences sqaroi Malaj.
Sipas burimeve nga MASH vitin e kaluar kane qene gjithsej 30 rome qe kane fituar te drejten per te ndjekur arsimin e larte.
Ndersa kuotat shtese per komunitetin rom do te aplikohen per here te pare me nisjen e ketij viti akademik. Konkretisht Ministria ka planifikuar 25 te drejta studimi per kandidatet rome qe nuk kane mundur te jene fitues.