E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra, tjetër garë për boksin

Pallati i sportit të Shkodrës do të jetë sërish streha për boksin shqiptar. Drejtues të Federatës Shqiptare të Boksit bëjnë të ditur për ‘Panorama Sport' se më datën 6 maj në Shkodër do të zhvillohet kampionati kombëtar i përvitshëm për grupmoshat 17-19 vjec. Pas kampionatit kombëtar të pionerëve, qyteti me shumë tradita në boks po merr masat për të organizuar një tjetër aktivitet. Ndërkaq në fundjavë në pallatin e sportit të Elbasanit, Vllaznia u shpall kampione për kadetë për të dytin vit radhazi. Ekipi kuqeblu u rendit i pari në përfundim të kampionatit ku grumbulloi 32 pikë. Në vend të dytë u renditën Përparimi i Kukësit me 20 pikë dhe Flamurtari me 17 pikë. Boksieri më i mirë i kampionatit u shpall Marsel Sermi po i Vllaznisë, ndërsa Xhulio Vrenozi i Apolonisë dhe Aleksandër Rama i Flamurtarit u shpallën boksieri më teknik dhe ai më luftarak.
O.S

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›